FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli zyrtarizon trajnerin e ri, ja kush zëvendëson Slot

Liverpool ka zyrtarizuar emërimin e teknikut spanjoll Andoni Iraola si trajnerin e ri të skuadrës, duke i dhënë fund aventurës së Arne Slot në stolin e “The Reds”.

Vendimi për shkarkimin e trajnerit holandez vjen vetëm një vit pasi ai udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Premier League, por rezultatet e sezonit të fundit nuk bindën drejtuesit e klubit.

Iraola mbërrin në “Anfield” pas një edicioni mjaft pozitiv me Bournemouth-in, skuadër që e renditi në vendin e gjashtë në kampionat dhe e kualifikoi për në Europa League. Trajneri 43-vjeçar kishte bërë të ditur që në muajin prill se do të largohej nga Bournemouth-i në fund të sezonit, ndërsa emri i tij ishte lidhur me disa klube të mëdha evropiane, përfshirë Crystal Palace dhe Milan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liverpool-i siguroi pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm, por paraqitjet në kampionat mbetën larg pritshmërive. Ekipi e mbylli sezonin me 60 pikë, plot 25 më pak se kampioni Arsenal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?