Zyrtare, Mattia Destro nga Roma kalon tek Milan

Destro i përket Milan dhe lajmi tashmë është zyrtar. Pas një nate plot spekulime, ka qenë vetë lojtari që pranoi  këtë enjte kalimin e tij nga Roma tek Milan. Adriano Galliani e kishte paralajmëruar një gjë të tillë, një ditë më parë. Pas Destro, edhe klubi i Milan zyrtarizoi paraditen e sotme blerjen e tij. Pritet në ditët në vazhdim të zbardhen detajet e marrëveshjes mes Romës dhe Milan, mbi kalimin e Destro në “San Siro”. Në profilin e tij Facebook, Mattia Destro përshëndeti të gjithë tifozët e Romës dhe i falënderoi ata, si edhe klubin. – “Faleminderit Roma: Isha një djalë dhe më bëtë të madh…E kuptoj dashurinë e vërtetë që më keni afruar. Por tani  në Milanello shkoj për një sfidë të re që jam i bindur se është vendimtare,” – theksoi Destro, i cili pret të debutojë në “San Siro” me kuqezinjtë e Inzaghit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?