ZYRTARE/ Mirel Josa largohet nga drejtimi i Besës

Mirel Josa nuk është më trajner i Besës! Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i FC Besa përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se trajneri Mirel Josa dhe klubi kanë marrë vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me konsensus të dyanshëm.

Në deklaratën e klubit, shkruhet:

“Faleminderit Mirel Josa! FC Besa dhe trajneri Mirel Josa kanë vendosur me konsensus të ndërpresin bashkëpunimin. FC Besa e falënderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi.”

Josa e mori drejtimin e ekipit të Besës në fillim të sezonit dhe qëndroi në pankinën e skuadrës për 12 ndeshje. Gjatë kësaj periudhe, skuadra ka arritur rezultate të mira, duke fituar një mesatare prej 2.33 pikësh për ndeshje

SHKARKO APP