FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Nderim Nexhipi largohet nga skuadra e Kukësit

Nderim Nexhipi largohet zyrtarisht nga Kukësi. 37-vjeçari i lindur në Shkup ka ndërprerë marrëdhëniet me klubit verilindor, ku mbante rolin e drejtorit sportive që nga viti 2017. Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër në faqen zyrtare, klubi i Kukësit sqaron se Nexhipi, ka dhënë dorëheqjen në detyra e tij në fund të sezonit.

Njoftim i klubit!

“Nderim Nexhipi nuk është më pjesë e klubit të Kukësit. Pas përfundimit te sezonit, Nexhipi ka paraqitur dorëheqjen në klub.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi i Kukësit e falënderon Nexhipin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në të ardhmen.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Arsyet e ndarjes nuk janë sqaruar, por kuptohet që peshën kryesore e kanë rezultatet e dobëta të skuadrës në sezonin që lamë pas, teksa për herë të parë që pas ngjitjes në Superiore, Kukësi nuk ia doli të fitonte një vend në garat europiane

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?