ZYRTARE/ Neymar rinovon me PSG deri në vitin 2025

Neymar nuk do të largohet nga PSG. Klubi parisien njoftoi zyrtarisht këtë të shtunë rinovimin e kontratës së brazilianin për katër sezonet e ardhshme. PSG e zyrtarizoi rinovimin përmes një klipi të shkurtër, duke me momente të shkëlqyera të numrit 10 që nga transferimi i tij për 222 milionë euro nga Barcelona në verën e vitit 2017. “Këtu është Paris”, dëgjohet të thotë “ylli” brazilian.

“Është një kënaqësi e madhe të zgjas përvojën time te Paris Saint-Germain. Jam shumë i lumtur në Paris. Është krenari të jesh pjesë e këtij grupi, të punosh me këta lojtarë, këtë trajner të shkëlqyeshëm dhe të jesh pjesë e historisë së këtij klubi.

Këto janë gjërat që më bëjnë të besoj në këtë projekt të madh. Këtu unë jam rritur si person, qenie njerëzore dhe si lojtar, gjithashtu. Shpresoj të fitoj shumë më shumë trofe këtu”, deklaroi Neymar.

SHKARKO APP