Zyrtare/ Nga Ballkani te Partizani, Mislav Karoglan merr drejtimin e të kuqve

Partizani ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi kryeqytetas ka njoftuar firmosjen dhe prezantimin e kroatit Mislav Karoglan, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Florin Bratu.

Tekniku 44-vjeçar rikthehet në futbollin shqiptar pas eksperiencës me Ballkanin, ndërsa tashmë përpara ka një mision të vështirë: të nxjerrë Partizanin nga situata e vështirë sportive dhe ta largojë nga fundi i renditjes.

Karoglan vjen me përvojë në pankinat e futbollit europian. Gjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar skuadra të njohura, mes tyre Hajduk Splitin në Kroaci dhe Sheriff Tiraspolin në Moldavi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë, trajneri kroat do të nisë aventurën e re te Partizani, me objektivin për të rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive dhe për të ndryshuar ecurinë e saj në kampionat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?