Zyrtare: Otamendi kalon te Manchester City

Manchester City, me objektiv për të fituar titullin kampion në Premier League, ka nënshkruar me mbrojtësin argjentinas Nicolas Otamendi.

Mbrojtësi ka ardhur nga Valencia dhe ka nënshkruar një marrëveshje pesë vjeçare.

Argjentinasi ka qenë në shënjestër edhe nga Manchester United, por ai lëvizi drejt ‘Etihad Stadium’ për një shifër prej 45 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam këtu për të dhënë më të mirën, për të luftuar ndeshje pas ndeshje dhe për të dhënë më të mirën nga unë për klubin e Cityt. Shpresoj që të fitojmë sa më shuam tituj “, ka thënë Otamendi për faqen zyrtare të klubit .

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe trajneri Manuel Pellegrini u nda i kënaqur me nënshkrimin e mbrojtësit.

“Nicolas Otamendi ishte ndoshta mbrojtësi më i mirë në La Liga sezonin e kaluar dhe është e natyrshme që unë jam i kënaqur që do ta kem një lojtar me cilësi të tilla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?