Zyrtare/ Partizani shkarkon Starovën, vjen një trajner i njohur italian për titullin

 

Ashtu siç ishte paralajmëruar pas humbjes me Teutën në ndeshjen e fundit të këtij viti, që ishte edhe humbja e dytë radhazi për Partizanin, vjen edhe zyrtarisht shkarkimi i trajnerit Sulejman Starova.

Para pak momentesh klubi i kuq vendosi që Starova të mos jetë më në drejtimin e Partizanit. Vendimi është zyrtarizuar sot, pas një takimi të zhvilluar mes teknikut 60 vjeçar dhe Presidentit Demi. Një lëvizje e tillë vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të Klubit dhe më kryesores, ndërtimit të Akademisë së Futbollit Partizani që mbetet edhe një prej objektivave madhor të Klubit . Sulejman Starovës i është afruar pozicioni i këshilltarit pranë Presidentit Demi në mbarëvajtjen e të gjithë veprimtarisë së klubit. Klubi zyrtarizon se drejtimin e skuadrës do ta marrë Andrea Agostinelli një prej emrave të njohur të trajnerëve në Itali. Prezantimi i italianit Agostinelli do të zhvillohet në 4 janar 2016 në ambjentet e klubit, ditë në të cilën do të nisë zyrtarisht edhe punën në drejtimin e 15-të herë kampionëve të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë lëvizje, Partizani ka dhënë përshtypjen e parë se muaji janar do ta gjejë ndryshe, edhe më të organizuar për ta nisur pjesën e dytë të këtij sezoni me pretendime me të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të kuqtë ndodhen aktualisht, në vend të dytë në Kategorinë Superiore, tre pikë pas Skënderbeut që kryeson garën dhe konsiderohet skuadra e vetme që mund t’i jap fund pesë trofeve radhazi të kampionëve në fuqi.

Por edhe për t’i dhënë fund pritjes së gjatë të një titulli kampion, pasi Partizani nuk e fiton një të tillë prej 22 vjetësh.

 

Por kush është trajneri i i ri i Partizanit. Andrea Agostinelli ka lindur në Ankona, më 20 prill 1957 dhe pas akrrierës si futbollist ka qenë trajner dhe drejtor sportiv në shuam ekipe italiane, kryesisht të Seria B. Së fundmi ai ishte drejtor teknik i Potenca, ndërsa skuadra më e madhe që ka luajtur si lojtar dhe e ka drejtuar si trajner ka qenë Napoli, ndërsa ka luajtur edhe me Lacion. Pas Gianni de Biasit, dhe Peppe Dossena, ai mund të quhet emri më i madh italian që vjen në Shqipëri.

Agostinelli është tërhequr nga futbolli më 1992

Karriera

Me të rinjtë:

1973-1975            Lazio

Klubet:                                                 N (G)    

1975-1979            Lazio                   75 (2)

1979-1980           Napoli                  9 (0)

1980-1981           Pistoiese             27 (0)

1981-1982            Modena              27 (2)

1982-1985            Atalanta              97 (1)

1985-1986            Avellino               30 (1)

1986-1987            → Lecce             27 (1)[1]

1987                       Avellino              0 (0)

1987-1988            → Genoa            18 (0)

1988-1990            Mantova              60 (7)

1990-1992            Lodigiani             64 (4)

 

Kombëtrja Italiane U-21               6 (0)

Karriera si trajner: 

1994-1995            Latina

1995-1997            Astrea

1997-1998            Mantova

1998-2000            Pistoiese             

2000-2001            Ternana              

2002-2003            Piacenza             

2003                       Napoli  

2004-2005            Crotone

2006-2007            Triestina

2007-2008            Salernitana

2010-2011            Portogruaro

2013                       Varese

2016-                Partizani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?