ZYRTARE/ Partizani zyrtarizon blerjen e dytë, Herald Markun!

Partizani zyrtarizon goditjen e dytë në merkaton e kësaj vere. Pas Emiliano Mustës ka ardhur edhe firma e Herald Markut mesfushorit që spikati me Vllazninë në sezonin e fundit, i cili është rikthyer në shtëpi duke firmosur për 2 vite me skuadrën e Ilir Dajës.

Lajmi që qarkullonte prej disa ditësh tashmë ka marrë formë zyrtare, me Partizanin që ka mbyllur marrëveshjen me një prej mesfushorëve më të mirë të sezonit që sapo u mbyll në Kategorinë Superiore.

25-vjeçari shkodran pas eksperiencave me Tërbunin, Kastriotin e Vllazninë rikthehet kështu në skuadrën ku hodhi hapat e tij të parë si futbollist pasi Marku jo vetëm që ka dalë nga akademia e Partizanit por edhe ka debutuar me të kuqtë në sezonin 2012-2013 në Kategorinë e Parë në ndeshjen ndaj Kamzës.

 

SHKARKO APP