Zyrtare, Rennes e çon Emir Lenjanin hua te Nantes për një sezon
Ermir Lenjani do të jetë lojtar i Nantes në Francë, deri në fund të sezonit. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare u transferua në klubin e tij të ri nga Rennes në formë huazimi, me të drejtë blerje nga ana e Nantes pas përfundimit të sezonit. Lajmi u publikua pothuajse njëkohësisht në faqet zyrtare të Rennes, ku Lenjani ishte transferuar janarin e kaluar dhe nga ajo e Nantes që bën edhe një përshkrim të shkurtër të profilit të futbollistit shqiptar. Në njoftimin e Nantes, Lenjani përshkruhet si një futbollist polivalent pasi mund të luajë si në të majtë të mbrojtjes ashtu edhe në mesfushë. Tashmë pas një aventurë jo aq të mire me Rennes, ku u aktivizua në vetëm 5 ndeshje në të gjitha kompeticionet, Lenjani kërkonte më shumë minuta nën urdhrat e trajnerit Michel der Zakarian.
Një nga arsyet e këtij transferimi, siç konfirmon trajneri i Rennes në njoftimin zyrtar të klubit, është edhe dëshira e Emir Lenjanit për të qenë në formë optimale me kombëtaren shqiptare me trajnerin Phillippe Montanier që deklaron, ” Në skuadrën tonë ka shumë konkurrencë në pozicionin e tij, Ermiri është një lojtar që luan me Kombëtaren dhe në mënyrë që të marrë pjesë në Euro 2016 ai ka nevojë për një kohë të caktuar aktivizimi që unë nuk mund t’ja garantoj”.
KOHA JONË SONDAZH

