Zyrtare: Roshi firmos me skuadrën ruse
Sporti E Enjte, 29 Prill 2021 09:42
Odise Roshi ka nënshkruar me skuadrën ruse, Terek Grozni.
Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, mesfushori i kombëtares shqiptare pas kryerjes së vizitave mjekësore ka firmosur me skuadrën ruse një kontratë 3-vjeçare.
Roshi ishte i shoqëruar nga menaxheri i tij Shkumbin Qormemeti, i cili po bën lëvizjet më të bujshme në futbollin shqiptar këto vitet e fundit.
Sipas agjentit shqiptar, kjo lëvizje është një hap i madh në karrierë dhe plotësimin e një dëshire të veçantë të Roshit.
KOHA JONË SONDAZH

