Zyrtare/ Shkëlzen Gashi rikthehet tek klubi ku u bë i famshëm
Shkëlzen Gashi është rikthyer zyrtarisht në futbollin Europian duke firmosur me skuadrën e Aarau.
Pas plot 9 muajve pa skuadër që pas prishjes së kontratës me Colorado Rapids, ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka firmosur për 3-vite e gjysmë deri në 30 qershor të vitit 2023. Me Aarau në të shkuarën, Gashi ka luajtur nga janari i 2011-ës deri në qershor të 2012-ës duke bërë paraqitje të shkëlqyera pasi arriti të koleksiononte 23 gola dhe 19 asiste në 44 ndeshje.
31-vjeçari kërkon të rikthehet në formën më të mirë sportive për të fituar impaktin e dikushëm edhe tek përfaqësuesja kuqezi.