Zyrtare, Shqipëria 3-0 në tavolinë dhe në zonën “Play-off”, CAS i jep një “shuplakë” UEFA-s
Shqipëria merr zyrtarisht tre pikët në tavolinë, në ndeshjen me Serbinë.
Drejtësia vonon po nuk harron dhe kthehet në vend. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë rrëzoi në mënyrë spektakolare vendimet e dy komisioneve të UEFA-s, që çuditërisht i kishin dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Serbisë, duke i dhënë edhe një shuplakë të fortë këtij institucioni.
FSHF njoftoi se sot në drekë do të jepet zyrtarisht edhe lajmi i fitores së ndeshjes në ndërprerë në Beograd, që CAS vendosi të ndryshojë 3 -0 në favor të Shqipërisë.
Kuqezinjtë me këtë fitore ngjiten në kuotën e 10 pikëve, me një golavarazh +2 dhe Danimarka me 10 pikë, mban vendin e dytrë pësi ka golavarazhin +4. Në këto pozita, Shqipëria 9 pikë me tepër se Armenia dhe plot 12 pikë më shumë se Serbia, ka siguruar zonën “Play-off”. Por megjithatë, pritet të zbardhet i plotë vendimi, nëse Serbisë i është hequr penalizimi me -3 pikë, mbi këtë ndeshje. Nëse jo, mundet që Serbia të mbetet e fundit me -2 pikë. Tashmë, e sigurtë +9 nga dy ekipeve e fundit, ekipit tonë përfaqësues, i duhet të sigurojë kualifikimin direkt në përballjet e mbetura, me Danimarkën në transfertë, e me Serbinë e Portugalinë në fushën tonë. Por kemi edhe një ndeshje po në transfertë me Armeninë.
Gjithsesi, Shqipëria, është para një momenti historik. Vetëm një ditë më parë, ndoshta jo rastësisht FIFA e vendosi në vend të 36-të në botë.
Klasifikimi, pas vendimit të CAS
Grupi I
Portugalia: 12 pikë
Danimarkë: 10
Shqipëria 10
Armenia: 1
Serbia: – 2
KOHA JONË SONDAZH

