ZYRTARE/ Shtyhen ndeshjet e Juves dhe Realit në Champions League
Juventus-Lyon dhe Manchester City-Real Madrid janë shtyrë zyrtarisht, në kuadër të masave te marra për parandalimin e koronavirusit.
Ky vendim erdhi pasi skuadrat e Realit të Madridit dhe Juventusit ndodhet në karantinë, me këto të fundit për shkak të mbrojtësit Daniele Rugani qe rezultoi pozitiv dhe një basketbollisti të madrilenëve.
Ndeshjet e kthimit në kuadër të 1/16 të Champions League do të luheshin të martën e ardhshme, ndërkohë ata janë pezulluar deri në një njoftim të dytë. Të martën do të mbahet një takim i jashtëzakonshëm, ku pritet të merren vendime të rëndëisishme.