ZYRTARE/ Skorupski humbet ndeshjen ndaj Shqipërisë për Play Off-in e Botërorit

Bologna ka njoftuar se portieri Lukasz Skorupski do të mungojë përsëri për shkak të një dëmtimi. Sipas komunikatës zyrtare të klubit, ekzaminimet kanë treguar një dëmtim të gradës mesatare të lartë në bicepsin e këmbës së majtë.

Skorupski ka nisur tashmë trajtimin dhe parashikohet të mungojë për 6 deri në 8 javë, duke lënë praktikisht të mbyllur sezonin e tij. Në mungesë të portierit polak, në ndeshjet e ardhshme, do të jetë Federico Ravaglia ai që do të mbrojë portën e ekipit emilian.

Në këtë mënyrë Skorupski do të humbasë ndeshjen ndaj Shqipërisë, që është e vlefshme për fazën Play Off të Kupës së Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?