FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Talenti shqiptar është lojtari më i ri i Torinos, ja detajet

Placeholder Image

Torino ka zyrtarizuar afrimin e Kevin Haverit. Anësori i talentuar shqiptar, është lojtar i ri i klubit të granatës dhe do të vlerësohet nga Juric gjatë javëve të ardhshme. Skuadra e  njohur italiane zyrtarizoi lajmin me anë të një publikimi në rrjetet sociale.

“Klubi i futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar, në mënyrë përfundimtare, të drejtat e regjistrimit të lojtarit Kevin Haveri nga Rimini Football Club.

Haveri ka lindur në Shkodër, më 18 shtator 2001. Në sezonin që sapo përfundoi, ai spikati te Rimini, duke kontribuar në 27 ndeshje, teksa dha dy asiste dhe duke e ndihmuar ekipin që të shkonte deri në fazën Play-Off.

Swiss Digital Desktop Reklama

Torino mirëpret Haverin në mënyrën më të përzemërt”, shkruhet në njoftim. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?