Zyrtare, trajneri Agim Canaj merr drejtimin e Bylis
Agim Canaj, një trajner me eksperiencë në kampionatin shqiptar që ka drejtuar edhe më parë Bylis, rikthehet zyrtarisht në drejtimin e klubit ballshiot.
Canaj kthehet te Bylisi pas tre vitesh pasi e ka drejtuar më parë këtë skuadër edhe dy herë të tjera, gjatë viteve 2011 dhe 2012. Tanimë tekniku që ka drejtuar më parë një sërë skuadrash të futbollit shqiptar, si Dinamo, Skënderbeu, Vllaznia, Kukësi apo Besa ulet në krye të stolit mallakastriot me synimin për të ndërtuar një ekip solid, pasi Bylis është rikthyer në Kategorinë Superiore
Zgjedhja e Canës nga Bylis vjen pas dështimit të disa tratativave me disa emra të tjerë të njohur për futbollin shqiptar. Bylisi i bëri fillimisht një ofertë Ilir Dajës i cili vuri kushte të forta për sa i përket merkatos duke kërkuar paraprakisht të kishte një grup sa më kompetitiv në dispozicion, më pas vëmendja u drejtua nga Nevil Dede që preferoi të vijonte detyrën e tij si trajner i Kombëtares Shqiptare të Futbollit të femrave për 19 vjeçaret dhe në fund pati negociata edhe me spanjollin Julian Rubio.
KOHA JONË SONDAZH

