ZYRTARE/ Trajneri i Anglisë Gareth Southgate jep dorëheqjen

Gareth Southgate ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht si trajner i Anglisë.

Ai i jep fund një mbretërimi tetë-vjeçar si menaxher i Tre Luanëve, duke marrë për herë të parë rolin në baza të përhershme në nëntor 2016.

Southgate e çoi Anglinë në finalet e Euro 2024 dhe Euro 2021, gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe çerekfinalen e Kupës së Botës 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë. Kjo ka qenë gjithçka për mua dhe kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri”, tha Southgate.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?