ZYRTARE/ Trashi largohet nga Partizani, firmos me një ekip në Kuvajt

Lorenc Trashi mbyll përvojën 6-vjeçare me Partizanit dhe transferohet në Kuvajt tek Al Qadsia Sporting Club, skuadër me të cilën ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare. 28 vjeçari, i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe trofeun e Superkupës me Partizanin, do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në Kuvajt.

Pas 6 vitesh emocionuese me të kuqtë, Trashi tashmë do të provojë eksperiencën e tij të parë jashtë vendit, në radhët e Al Qadsia Sporting Club, që është ekipi më i titullar në futbollin e Kuvajtit.

Partizani ka falndëruar Lorenc Trashin për kontributin që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve me fanellën e kuqe dhe u uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.

SHKARKO APP