FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ UEFA merr vendimin përfundimtar, ja kur do të luhet Europiani

Fillimisht do të mbyllen kampionatet dhe kupat dhe më pas kompeticionet europiane. Pas thashethemeve të shumta që kanë qarkulluar në ditët e fundit, UEFA ka marrë vendimin që Europiani të shtyhet për në vitin 2021.

Pas takimit me të gjitha federatat dhe klubet është marrë vendimi përfundimtar, teksa është zbuluar së pari nga federata norvegjeze. Prioriteti u është dhënë kampionateve dhe kupave, Champions dhe Europa League, që do të mbyllen në mes të majit dhe qershorit, me kushtin që situata kontinentale të kthehet në normalitet gjatë dy muajve të ardhshëm.

Video-konferenca filloi në 10 të mëngjesit dhe u mbyll në mesditë. UEFA nga ky vendim rpitet që të humbasë 300 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?