ZYRTARE/ Virgil van Dijk rinovon me Liverpoolin deri në vitin 2027

Virgil van Dijk ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me Liverpoolin, duke firmosur sot një marrëveshje të re që do ta mbajë në “Anfield” përtej sezonit 2024-25. Qendërmbrojtësi holandez ka rinovuar me klubin anglez edhe për dy vite të tjera, duke konfirmuar besnikërinë e tij ndaj “The Reds”.

I entuziazmuar pas firmës, Van Dijk u shpreh për kanalin zyrtar të klubit: “Jam shumë i lumtur, shumë krenar. Kam shumë emocione që më kalojnë nëpër mend tani. Është një ndjenjë krenarie, është një ndjenjë gëzimi. Thjesht është e pabesueshme.

Rruga që kam ndjekur deri tani në karrierë ka qenë e jashtëzakonshme dhe ta vazhdoj këtë udhëtim edhe për dy vite të tjera me këtë klub është fantastike. Jam shumë i lumtur.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Van Dijk është pjesë e Liverpoolit që nga janari i vitit 2018 dhe ka qenë një nga shtyllat kryesore të suksesit të klubit në vitet e fundit, duke fituar Premier League, Champions League dhe trofe të tjerë të rëndësishëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?