ZYRTARE/ Vllaznia afron mesfushorin Ajdarevic deri në fund të sezoni
Vllaznia vazhdon me punën në merkato, ndërsa së fundmi ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Alfred Ajdarevic.
Përmes rrjeteve sociale, klubi shkodran bën me dije se 25-vjeçari ka firmosur me “kuqeblutë” deri në përfundim të këtij sezoni, me të drejtën e zgjatjes për një vit.
Ajdarevic kalon te Vllanzia me parametra zero, pasi i kishte përfunduar kontrata me Orebro Syrianska më 1 janar të këtij viti
“Klubi i futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij zyrtarisht është edhe futbollisti Alfred Ajdarevic”, shkruan Vllaznia.
KOHA JONË SONDAZH

