ZYRTARE/ Vllaznia transferon sulmuesin nga Maqedonia e Veriut

Vllaznia bën një goditje të rëndësishme për repartin e avancuar. Simeon Hristov, 27-vjeçari nga Maqedonia e Veriut e ka kaluar me sukses provën disa ditore te kuqeblutë dhe është zyrtarizuar si afrimi më i fundit i Vllaznisë. Lojtari i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe me skuadra si Vardari i Shkupit, Pelister, Teteks e Makedonija Gp.

Hristov ka firmosur një kontratë një-vjeçare me Vllazninë dhe do të jetë ai bomberi i shkodranëve në këtë pjesë të dytë të sezonit. Në pjesën e parë të këtij sezoni Hristov ishte pjesë e skuadrës së elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, teksa në 14 ndeshje arriti të realizonte 3 gola.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?