ZYRTARE/ Zbulohet data e rifillimit të Bundesligës për sezonin e ri

Bundesliga ishte kampionati i parë nga të mëdhatë që e rinisi futbollin pas pandemisë dhe tashmë e ka mbyllur në mënyrë të rregullt. Gjermanët janë shumë të përpiktë, teksa tashmë kanë vendosur edhe për sezonin e ardhshëm.

Sezoni i ri futbollistik do të nisë me Kupën e Gjermanisë me 11 shtator, me këtë kompeticion që do ketë sfida deri më 14 shtator. Më pas radhën do e ketë Bundesliga ku java e parë do luhet nga 18 deri me 21 shtator.

Një pushim shumë i shkurtër do jetë gjatë festave të fundvitit, vetëm një javë nga 24 dhjetori deri në 1 janar. Bundesliga do të mbyllet me 22 maj, pasi në qershorin e ardhshëm do zhvillohet Europiani 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtat data janë vendosur edhe për Bundesligën 2, me përjashtim të datës së mbylljes së kampionatit që do jetë 23 maji. Finalja e Super Kupës do luhet me 30 shtator

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?