ZYRTARE/ Zidane është trajneri më i ri i Francës
Zinedine Zidane është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares së Francës. Federata Franceze e Futbollit e konfirmoi emërimin përmes një komunikate zyrtare, duke i besuar legjendës së futbollit drejtimin e “Gjelave” pas largimit të Didier Deschamps.
Ish-kampioni i botës dhe ish-trajneri i Real Madridit mbërriti në selinë e Federatës, ku pritet të prezantohet zyrtarisht para mediave si drejtuesi i ri i kombëtares franceze.
Me këtë emërim nis një epokë e re për Francën, ndërsa Zidane merr drejtimin e një prej përfaqësueseve më të forta në botë, me synimin për ta rikthyer në majat e futbollit ndërkombëtar pas përfundimit të ciklit të suksesshëm të Didier Deschamps.
KOHA JONË SONDAZH

