Zyrtarizohen 3 kandidatët për president të Barcelonës

Barcelona ka zyrtarizuar këtë pasdite emrat e kandidatëve për president të që kanë siguruar firmat e nevojshme për pjesëmarrjen në zgjedhje.  Ata janë Joan Laporta, Víctor Font dhe Toni Freixa, të cilët pritet të garojnë për postin e lartë drejtues më 24 janar, megjithëse nuk është ende e qartë nëse zgjedhhjet do të mund të mbahen në këtë datë si rezultat i emergjencës së Koronavirusit.

Nuk kanë mundur ta vijojnë më tej betejën Benedito, Vilajoana, Farré, Fernández Alá, Riera dhe Rousaud. Ky i fundit njoftoi këtë pasdite se po tërhiqej nga procesi.  Bordi Zgjedhor ka bërë publik numrin e firmave që siguruan tre kandidatët. Kështu, nga 10 272 firma që Laporta paraqiti të hënën, 9 625 janë vërtetuar. Për Font janë konfirmuar 4 431 dhe për Freixa 2 634.

SHKARKO APP