Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin në “Air Albania”
Muaji qershor do të sjellë një tjetër provë të rëndësishme për Kombëtarja e Shqipërisë, e cila do të zbresë në fushë për dy ndeshje miqësore para tifozëve kuqezi në Air Albania Stadium.
Sfida e parë do të luhet më 3 qershor, në orën 20:00, përballë Kombëtarja e Izraelit. Ky duel shënon përballjen e shtatë në histori mes dy skuadrave dhe të parën në karakter miqësor, pasi gjashtë takimet e mëparshme janë zhvilluar vetëm në kuadër të kualifikueseve për Kampionatet Botërore dhe Europiane. Bilanci i deritanishëm anon nga izraelitët, me Shqipërinë që ka regjistruar dy fitore dhe katër humbje.
Tre ditë më vonë, më 6 qershor, sërish në orën 20:00 dhe po në të njëjtin impiant, kuqezinjtë do të përballen me Kombëtarja e Luksemburgut. Kjo ndeshje pritet të shërbejë si një tjetër test i vlefshëm për stafin teknik, në funksion të ndërtimit të skuadrës dhe rritjes së kohezionit në prag të sfidave zyrtare.
Dy miqësoret në Tiranë pritet të ofrojnë jo vetëm spektakël për tifozët, por edhe sinjale të rëndësishme mbi gjendjen dhe objektivat e përfaqësueses kuqezi.
KOHA JONË SONDAZH

