Lëvizjet drejt Europës dhe anasjelltas, ja kush mund të udhëtojë

Të gjithë shtetasit shqiptarë por edhe ata të huaj, do të lejohet të udhëtojnë drejt Shqipërisë sipas rregullave në fuqi. Kufiri për ta mbetet i hapur, referuar njoftimit të fundit të Policisë së Shtetit. Përmes një deklarate zyrtare, Policia e Shtetit njoftoi lëvizjet drejt vendeve të tjera.

Nuk lejohet lëvizja e lirë e shqiptarëve drejt zonës Schengen, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve. Drejt Greqisë lejohen të kalojnë vetëm shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata që kanë pasaportë greke. Po kështu lëvizja është e hapur për kamionët ose rastet e autorizuara nga autoritetet greke.

Lëvizja drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbetet e lirë për personat dhe mjetet, ndërkohë që drejt Malit të Zi mund të lëvizin vetëm personat që kanë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të Covid-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet e Malit të Zi në kufi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?