Mesazh ngushëllimi i Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta

 

 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shpreh dhimbjen e thellë dhe solidaritetin në këto momente të vështira familjes së Nënkomisar Simon Gjetës dhe të gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Lufta pa kompromis me kriminelët dhe shkelësit e ligjit ka heronjtë e saj dhe i tillë ishte dhe Simon Gjeta.Kjo luftë do të vazhdojë dhe shteti do të triumfojë përballë të keqes për t’i garantuar qytetarëve rendin publik dhe qetësinë në familjet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të angazhohemi të gjithë për t’i prerë rrugën të keqes dhe është detyra jonë kryesore të çojmë përpara drejtësisë të gjithë kriminelët dhe shkelësit e ligjit që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e Nënkomisar Simon Gjetës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?