Milan, 100 mln Euro për të bindur Emery

Po kërkoj dikë që të investojë 200 milionë Euro në vit. Presidenti i Milan Silvio Berlusconi e tha shkoqur shifrën që sipas tij do ta rikthente ekipin e tij në majat e futbollit italian e europian. Këto të ardhura duhet të vijnë nga ortakët e rinj, në të kundërt, shoqëria siç paralajmëroi presidenti, duhet të ecë me këmbët e veta. Këtu Berlusconi kishte parasysh një Milan më italian, edhe pse në “pole position” për pankinën mbetet emri i spanjollit Unai Emery. Sigurisht që Carlo Ancelotti është ëndrra e madhe, në merkato është edhe Jurgen Klopp, por Emery preferohet më shumë nga drejtuesit e Milanit. Pas refuzimit të parë, trajneri i Sevillas duket se është lëkundur dhe tani mund të thotë Po.

200 milionë Eurot që kërkon Berlusconi nuk janë siguruar ende, kështu që bosi i kuqezinjve po shikon një alternativë tjetër për të joshur teknikun spanjoll. Ideja është që Emery të ketë në dispozicion 100 milionë Euro për të ndërtuar Milanin e tij dhe plani nis me një fushatë largimesh si Robinho, De Jong, Essien, Pazzini, Muntari, Mexes e Bonera, nga pagat e të cilëve do të kurseheshin gati 35 milionë Euro. Në emër të rinovimit të skuadrës mund të sakrifikohen edhe Agazzi, Zapata, Alex, Rami, Zaccardo dhe Albertazzi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?