“Parku Rinia”/Petrit Vasili: askush nuk do ti falë kurrë këta maskarenj për vandalizmin në zemër të Tiranës
Ditën e djeshme Tirana u përfshi nga reshje shiu, të cilat ishin me një intesitet mesatar. Mund të thuhet që ishte një shi pranveror (për nga intesiteti) por kurrsesi një shi i dendur siç e ka zakoni të bjerë në dimër.
Lana doli nga shtrati, rrugët e trotuarët u mbushën plot me ujë, qarkullimi i makinave e qytetarëve u vështirësua. Të gjitha këto probleme u shkaktuan nga pusesat e bllokuara e nga mos pastrimi i kanaleve kulluese që janë detyrë e Bashkisë Tiranë. Por shiu i djeshëm zbuloi se bashkia ka keqpërdorur 1 miliard Lekë nga taksat e qytetarëve. Bëhet fjalë për investimin që u nis një vit më parë dhe u inaugurua vetëm një javë më parë (në 1 qershor), Parkun Rinia.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe nenkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili shkruan se askush nuk do ti falë kurrë këta maskarenj për vandalizmin në zemër të Tiranës.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
KANIBALIZMI BASHKIAK mbi Parkun RINIA!!
Askush nuk do ti fale kurre, po kurre ama, keta maskarenj per kete VANDALIZEM ne Zemer te Tiranes!!!