Talenti shqiptar Flavio Sulejmani i bashkohet Hysajt te Lazio

Një tjetër talent shqiptar i bashkohet skuadrës së Lazios. Bëhet fjalë për Flavio Sulejmani, i cili ka qenë pjesë e skuadrës së Perugias.

Mësohet se sulmuesi 17-vjeçar, pjesë e Shqipërisë U-19, ka firmosur kontratë 3-vjeçare. Ai konsiderohet një lojtar me shumë potencial, ndaj dhe drejtuesit e Lazios kanë ngulmuar për ta marrë që tani, edhe pse fillimisht do të luajë me 19-vjeçarët.

Nëse gjithçka do të shkojë sipas pritshmërive nuk do të mungojnë as mundësitë që të integrohet në skuadrën e parë të drejtuar nga Maurizio Sarri.

SHKARKO APP