10 fakte rreth “facebook” që do t’iu frikësojnë

Ka shumë gjëra që ne nuk i dimë për facebook, por që mund të dëmtojnë jetën tonë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nëpërmjet facebook komunikojmë informacione të rëndësishme rreth jetës sonë, deri tek detajet më intime.

Por, nuk duhet të jemi shumë të sigurtë për privatësinë e rrjetit social facebook, përveç se dëmton imazhin tonë, ka edhe disa efekte negative në shëndetin tonë. Më poshtë po iu listojmë 10 fakte rreth facebook që janë shqetësuese:

10.Facebook ka opsionin e njohjes së fytyrave. Fytyra juaj është e ruajtur mirë në facebook dhe mund të njihet kudo. Kjo vihet re edhe kur duam të bëjmë tag një shok dhe emri i tij shfaqet i pari në listën e sugjerimeve për të bërë tag.

9.Nëpërmjet facebbok mund të gjendet vendndodhja juaj kudo që të jeni. Rrjeti social ruan mirë çdo ambient që frekuentojmë dhe mund të na gjejë kudo nëpër botë.

8.Ndikon negativisht në shëndetin tuaj mendor dhe mund t’iu demoralizojë.Shqetësimi për çdo koment  dhe like që marrim dëmton shëndetin tonë duke humbur vetëbesimin.

7.Facebook dëmton inteligjencën tuaj. Duke u marrë me këtë rrjet social më shumë seç duhet do të marrim informacion të panevojshëm për jetën tonë, duke lënë pas dore informimin e saktë përmes librave.

6.Dobëson trupin. Facebook na mban të lidhur pas saj duke mos lëvizur për një kohë të gjatë. Kjo i ka bërë shumë njerëz jo aktivë duke dëmtuar rëndë shëndetin fizik.

5.Shton frikën e humbjes. Shumica nga ne konkurojnë me “shokët” e facebook në lidhje me jetën e tyre. Disa postojnë gjatë gjithë kohës me partnerin ose arritjet e tyre. KËto gjëra do të shtojnë frikën se mos diçka e papëlqyeshme do të postohet për ju.

4.Facebook di shumë për ju. Mund të duket e çuditshme por ky rrjet social mund të dijë më shumë për ne sesa njerëzit më të afërt. Preferencat tona, lidhjet dhe ndarjet dhe gjërta intime që kemi folur me çdo njeri të afërt.

3.Facebook censurohet nga politika. Ky rrjet social ka një opsion që ndalon postimin e disa gjërave që nuk dëshiron që të postohet nga qeveria, siç mund të jetë ndonjë informacion shumë confident.

2.Facebook mund t’i shesë informacionet e tua. Keni pyetur ndonjëherë se si disa reklama dalin në telefonin tuaj nga hiçi. Facebbok u shet kompanive të reklama disa nga informacionet tuaja në mënyrë që ata të arrijnë tek ju.

1.Facebook di se kur ne flemë dhe kur zgjohemi nga gjumi. Duke qenë se ky rrjet social tregon se kur kemi qenë aktivë për herë të fundit dhe se kur bëhemi aktivë përsëri do të thotë se ai e di shumë mirë se kur ne flemë dhe kur zgjohemi.

SHKARKO APP