10 telefonat më të mirë
Nuk do mundemi kur ta imagjinojmë rutinën tonë të përditshme pa një smartphone, qoftë ky dhe një model i thjeshtë. Por të gjithë jemi të tërhequr nga markat e momentit. Kush mbretëron në një botë që sa po vjen dhe po bëhet më shumë teknologjike?
Renditja e smartphonëve më të famshëm dhe më të shitur është bërë në sajë të disa karakteristikave të tyre, të cilat janë funksionaliteti i tyre në jetën tonë, kostoja dhe thjeshtësia në përdorim.
Ajo që është zbuluar në këtë studim ku janë testuar qindra smartphone për të zbuluar “Top Ten”,është pikërisht niveli i gatishmërisë së klientëve për të shpenzuar sa më shumë para për cilindo model të dalë së fundmi në treg.
Gjithashtu, dalja në treg e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, ka trazuar renditjen e smartphonëve më të shitur këtë vit, duke e ngjitur kompaninë prestigjioze “Apple” në Top 3 smartphonat më të shitur të vitit që lamë pas. Ja se cilët janë telefonat më të listuar në botë dhe kryesisht në Britaninë e Madhe:
10.
Ndoshta nuk keni dëgjuar për One Plus Onei cili është renditur i dhjeti në listën tonë. One Plus One është mjaft komod dhe tepër i lirë krahasuar me smartphone-t e tjerë, ku mund të kursehen plot 269 pound për një model prej 64GB.
9.
I nënti në listë është Moto X, një nga markat më të reja të Motorolës i cili mesa duket ka shpëtuar dhe kompaninë nga falimentimi.
8.
Sony Xperia Z3është modeli më i fundit i kompanisë Sony, i cili u është përshtatur konkurrentëve të tjerë duke nxjerrë modelin më të ri në treg duke u renditur i teti në renditjen botërore.
7.
Në vend të shtatë është pozicionuar Nexus 6, i vlerësuar për parametrat i tij.
6.
Ndërsa në vend të gjashtë Kompania Sony pozicionohet përsëri me markën e saj Sony Xperia Z3 Compact.
5.
Në vend të pestë renditet Iphone 6 Plus, modeli më i ri i kompanisë Apple.
4.
Vendi i katërt i përket Samsung Galaxy Note 4, modeli i vetëm që ka pozicionuar kompaninë në fjalë në këtë Top Ten.
3.
Në vend të tretë kemi një rikthim të LG G3, duke konkurruar fortë me parametrat e saj, të ndryshëm nga iphone të tjerë.
2.
Vendi i dytë i përket modelit të ri të Apple, IPhone 6 që mesa duket është më i pëlqyer se binjaku i tij iPhone 6 Plus. Por e rëndësishme është që apele ka fituar terren duke rrëmbyer dy pozicione në këtë renditje.
1.
Dhe telefoni më i shitur në botë është HTC One M8. Gjigandi HTC po mban për një kohë të gjatë kryesinë në shumë renditje botërore, qoftë ky nga cilësia, parametrat apo kosto.
KOHA JONË SONDAZH

