FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

10-vjeçari zbulon defektin e “Instagramit”, merr miliona shpërblim

Shumë kompani teknologjike ofrojnë shpërblime për personat të cilët zbulojnë defekte në sigurinë e përdorimit të rrjeteve sociale.

I tillë është edhe rasti i një djali 10-vjeçar, me emrin Jani, nga Finlanda i cili ka gjetur një defekt në rrjetin më të përdorur “Instagram”.

 Edhe pse ende nuk e ka një llogari në “Instagram”, ai ka mundur të zbulojë një problem të madh. Shpërblimi që ai ka marrë, ka qenë prej 10.000 dollarë.

Vogëlushi finlandez ka zbuluar një problem të rrjetit, i cili i lejonte atij të fshinte çdo lloj komenti të bërë në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas këtij zbulimi, Jani dhe familjarët e tij kanë vënë në dijeni Facebook-un (që zotëron Instagram-in) nëpërmjet një email-i.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje djaloshi e ka vërtetuar zbulimin e tij duke fshirë një koment të Facebook të bërë nga një profil prove. Menjëherë pas zgjidhjes së problemit erdhi edhe shpërblimi i merituar.

Jani nuk është i pari fëmijë që arrin të futet në programin e shpërblimeve të kompanisë, por për momentin është më i vogli.

Deri sot Facebook-u ka paguar në total 4,3 milionë dollarë për rreth 800 kërkues të “rrjedhjeve” të tilla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?