4.5 milionë vende pune të siguruara nga Facebook në mbarë botën

Një raport i ri ekonomik zbuloi se Facebook ka krijuar më shumë se 4.5 milionë vende pune në të gjithë botën, dhe jo vetëm kaq. Ai ka siguruar mbi 225 miliardë të ardhura në ekonominë globale gjatë vitit 2014. Rezultatet e studimit u realizuan nga hulumtuesit e Deloitte, të cilët panë ndikimin që ka Facebook në ekonominë globale. Përveç vendeve të reja të punës, Facebook i ka ndihmuar bizneset e tjera që të rrisin shitjet, ka ndihmuar zhvilluesit që të fitojnë nëpërmjet aplikacioneve, dhe ka lejuar njerëzit që jetojnë në vendet në zhvillim që të “bëhen pjesë e ekonomisë digjitale”, e cila ka “stimuluar ndikimin ekonomik”.

“Misioni ynë në Facebook është që të lidhim botën. Ne shpesh e mendojmë këtë si një lidhje mes jush dhe miqve apo familjes tuaj –ata që ju interesojnë më shumë. Por kjo do të thotë gjithashtu të ndihmojmë njerëzit të lidhen me bizneset, qeveritë dhe organizata të tjera në jetët e tyre. Duke ndihmuar bizneset të lidhen me klientë të rinj dhe ata aktualë, dhe duke ndihmuar zhvilluesit që të shpërndajnë aplikacionet e tyre me botën, komuniteti i Facebook-ut po krijon kështu shumë vende pune dhe mundësi ekonomike në të gjithë botën,” shkroi Mark Zuckerberg në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. Facebook nuk është e para dhe as e vetmja kompani teknologjike që ka realizuar një studim që tregon ndikimin e saj në ekonomi. Apple ka njoftuar së fundmi se ka krijuar deri tani mbi 1 milionë vende pune në SHBA nëpërmjet sistemit të saj operativ iOS.

V.TH

 

SHKARKO APP