FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

44 miliardë euro për projektin e ri të Volkswagen

Volkswagen është angazhuar të shpenzojë me dhjetëra miliarda euro për ta kthyer përqendrimin te makinat elektrike dhe autonome.

Kompania gjermane tha të premten se do të investojnë plot 44 miliardë euro, deri në vitin 2023, për të zhvilluar makina elektrike dhe teknologji të reja. CEO i kompanisë, Herbert Diess, e ka quajtur këtë lëvizje një “ofensivë elektrike”.

Ai e pranoi se shpenzimi i stërmadh mund të ndikojë rritjen e fitimeve. Investimi është rreth 10 miliardë euro më shumë se ç’kishin planifikuar në buxhetin e vitit të shkuar. Pas njoftimit, aksionet e Volkswagen ranë me 1.3% vetëm këtë të premte. Gjatë vitit 2018 kanë rënë me 12%.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?