46.000 llogari në ”Twitter” lidhje me Shtetin Islamik

Të paktën 46.000 llogari në rrjetin social ”Twitter” lidheshin me grupin e Shtetit Islamik në fund të vitit 2014, sipas një studimi amerikan që paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për një censurim shumë të përgjithësuar të këtyre llogarive.

“Ne besojmë se që nga muaji shtator deri në dhjetor 2014, të paktën 46 000 llogari në rrjetin social ”Twitter” ishin përdorur nga mbështetësit e Shtetit Islamik, edhe nëse të gjithë nuk ishin aktiv në të njëjtën kohë”, theksoi raporti i publikuar nga ”Brooking Institution” dhe financuar nga ”Google Ideas”.

Sipas një analize nga të dhënat gjeografike të llogarive të rrjetit social Twitter, pjesa më e madhe e të regjistruarve jetonin në rajonet e mbajtura nga Shteti Islamik në Siri dhe në Irak, por gjithashtu në Arabinë Saudite. Tre e katërta e llogarive në mbështetje të Shtetit Islamik janë në arabisht dhe pesë në anglisht dhe gjashtë për qind në frengjisht.

Autorët ftojnë rrjetet sociale dhe administratën amerikane të punojnë së bashku për të vendosur rregulla për çaktivizimin e llogarive.

SHKARKO APP