5 milionë Samsung Galaxy S7 vijnë me dy madhësi të ndryshme në mars


Sipas një lajmi të South Korea’s ET News, samsung Galaxy S7 do të vijë me dy madhësi të ndryshme ekrani.
Një version do të ketë një ekran të sheshtë prej 5.2 inç, ndërsa i dyti, varianti “Edge” do të ketë një ekran të lakuar prej 5.5 inç, shkruan TCh.
Më herët është folur se Galaxy S7 do të ketë një ekran prej 5.7 inç, e njëjta përmasë si S6 Edge Plus. Lançimi i S7 me dy përmasa ekranesh do të jetë një ndryshim i strategjisë së Samsung. Taktikat do të jenë të krahasueshme me ato të përdorura nga Apple, me iPhone 6 dhe 6 Plus.
ET Neës raporton më tej se Samsung planifikon një sasi prej 5 milionë pajisjesh të Galaxy -së së re, të ndarë në 3.3 milionë për S7 dhe 1.6 milion për S7 Edge në muajin shkurt. Por Wall Street Journal ka raportuar më herët se telefoni i ri do të publikohet në mars. 

SHKARKO APP