5 risitë e Whatsapp-it që mbase s’i dini akoma
Aplikacioni ka bërë disa përditësime në javët e fundit. Edhe pse shumë herë ndryshimet nuk shfaqen sapo bëhen, mund t’i gjesh më poshtë dhe t’i bësh një update.
Rritet kapaciteti i anëtarëve në një grup
Kapaciteti i anëtarëve të grupit WhatsApp është zgjeruar në mënyrë progresive me kalimin e kohës. Kufiri ishte 256 persona në vitin 2017, u rrit në 512 në maj të këtij viti dhe tani do të zgjerohet edhe një herë në 1024 anëtarë.
Telegram lejon 200,000 njerëz për grup, dhe Discord mundëson 500,000 përdorues për server. Kështu, ka ende shumë për të bërë.
Abonim Premium
Meta dëshiron të fitojë para nga Whatsapp. Tani për tani, versioni beta i aplikacionit të biznesit lejon aksesin në WhatsApp Premium. Platforma do të zyrtarizojë një abonim mujor. WhatsApp Premium ofron ndarjen e llogarive në 10 pajisje. Aktualisht mund të hapet vetëm në 4 pajisje. Është një veçori që do të përmirësonte bashkëpunimin midis anëtarëve të stafit që duan të përdorin një llogari të vetme për firmën e tyre.
Hiqet “view once”
Do të hiqet veçoria “view once”, pra shikoje vetëm një herë. Në vend të kësaj kush do të tentojë të regjistrojë me video apo të bëjë screenshot bisede, do të njoftohet me mesazhin: “S`mund ta fotografosh, për arsye privatësie”. Gjithsesi krijuesit nuk janë dhe aq entuziastë. Ata thonë se përdoruesit mund të përdorin programe të tjera regjistrimi.
Whatsapp në tablet dhe iPad
Së shpejti, WhatsApp do të jetë i aksesueshëm në pajisjet Android dhe iPad. Për më tepër, nuk do të jetë më nevoja që telefoni të jetë në linjë, për të hyrë në Whatsapp në tablet.
Fshehja e statusit online
Së fundi, Whatsapp ofron mundësinë për të fshehur statusin tuaj online nga përdoruesit e tjerë. Ky funksion tashmë është i disponueshëm.
Veçoria e shumëpritur, editimi i mesazheve
Modifikimi i mesazheve tashmë të dërguara do të bëhet së shpejti realitet. WhatsApp po plotëson gradualisht detajet që duhen për këtë veçori. Pra, nuk do të ishte për t’u habitur nëse do të bënte prezantimin e tij zyrtar në ditët në vijim.