FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

5G në Britani – Vodafone nis shërbimin duke përdorur pajisje Huawei

Vodafone në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur shërbimin 5G, duke u bërë operatori i dytë në Britani që e bën këtë nëpërmjet pajisjeve Huawei.   Rrjeti 5G i Vodafone ka nisur në 7 qytete britanikë, përfshirë Londrën, Glasgow, Manchester dhe Cardiff, duke ofruar shpejtësi të mëdha dhe mundësinë për shërbime si inteligjenca artificiale,  robotika, qytetet e lidhura me internet dhe makinat pa pilot.

Ndërkohë, Vodafone lajmëroi gjithashtu se do të ofrojë 5G roaming gjatë verës në 4 shtete europiane; Britani, Gjermani, Spanjë dhe Itali.

Rrjeti 5G i Vodafone do të funksionojë me një shpejtësi mesatare prej 150-200 Mbps, thuajse 10 herë më i shpejtë se 4G.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësit e kompanisë e përshkruan rrjetin si një ndryshues loje për ekonominë dhe bizneset britanike. Vodafone bëri të ditur se do të ndihmojë klientët që të përfitojnë nga kjo teknologji, duke e bërë gjerësisht të aksesueshme në Britani dhe nëpërmjet roaming.   Huawei është kompania lider botërore në 5G.  Sipas kompanisë kineze, Huawei ka fituar 50 kontrata 5G në të gjithë botën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?