A do arrijmë të kontrollojmë fatin tonë gjenetik?
Mundësia për të analizuar gjenomin e njeriut, dmth tërësinë e materialit tonë gjenetik, do të na çojë të zbulojmë sekretet më intime të shkruara në ADN-në e secilit prej nesh. Analiza e kësaj sasie të madhe të të dhënave mund të sjellë në jetën e përditshme, mjekësinë e personalizuar e të përshtatur për çdo profil gjenetik. Së pari do të jetë në gjendje të bëjë diagnoza më të sakta, që nga sëmundjet më të zakonshme, dhe të paralajmërojë njerëzit kundër faktorët kryesorë të rrezikut që lidhen me sëmundjet e veçanta. Duke ditur se keni një predispozitë për tension të lartë të gjakut, për shembull, ju mund të përshtasni një ushqim më të duhur dhe të bëni më shumë aktivitet fizik.
Në këtë mënyrë, mjekësia do të zhvendosej nga shërimi, tek parashikimi dhe parandalimi. Veçanërisht premtues është sistemi gjenetik “pri dhe ngjit”, zhvilluar nga biokimistja amerikane Jennifer Doudna, që lejon të analizohet roli i tipareve të ADN-së, për të kuptuar se si mutacionet që janë në themel të çrregullimeve gjenetike shkaktojnë ndryshimin e funksioneve fiziologjike të qelizës: sidomos ato që nxisin rritjen e kancerit. “Është e mahnitshme,” thotë Doudna “shpejtësia me të cilën laboratorët në mbarë botën kanë adoptuar këtë teknikë për një shumëllojshmëri zbatimesh”.
Kështu mund të trajtohen sëmundje gjenetike, çrrënjosen sëmundje dhe t’i jepet fund mungesës së organeve për transplantim. Por fakti që shkencëtarët mund të jenë në gjendje të ndryshojnë ADN-në e pothuajse të gjitha qenieve të gjalla, shkakton edhe shqetësim të madh për pasojat e veta morale. /Bota.al