A ekziston një kod sjelljeje në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar?

A ekziston një kod sjelljeje në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar?

Duke qenë se astronautët përzgjidhen në bazë të shumë karakteristikave, mes të cilave aftësia për të bashkëpunuar me persona të tjerë, vendet që kanë marrë pjesë në ndërtimin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (SHN) kanë krijuar një kod sjelljeje që shkon përtej “bashkëjetesës së mirë”.

Në këtë kod nënvizohet që, me qëllim ruajtjen e marrëdhënieve konstruktive dhe të harmonishme mes pjesëtarëve të ekuipazhit, përvec një niveli të caktuar besimi reciprok, astronautët nuk duhet të marrin iniciativa që në bordin e SHN apo në Tokë favorizojnë një person më shumë se sa një tjetër, apo që mund të vënë në pozicion të keq një koleg përpara publikut.

Po kështu, astronautët nuk mund të “shfrytëzojnë” faktin që janë pjesë e ekuipazhit të SHN për qëllime ekonomike personale. Dhe askujt nuk i lejohet të marrë në bordin e Stacionit objekte si flamuj, stema apo gjëra të tjera të ngjashme që mund të komercializohen.

Asnjë iniciativë

Kundrejt Stacionit Hapësinor, astronautët duhet të sillen në mënyrë të tillë që asgjë që ndodhet në bord të mos manipulohet pa autorizimin e Drejtorit të Fluturimit.

Për shembull, nëse një astronauti dritat në bord i duken shumë të forta, për t’i rregulluar duhet të kërkojë autorizim dhe nuk mund të veprojë me iniciativën e tij, edhe nëse të gjithë kolegët janë dakord.

 

Ndaj këtij rregulli ka përjashtime në raste defektesh apo ngjarjesh të rrezikshme për astronautët, që kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme.

SHKARKO APP