Adoleshentët në Maqedoni që i dhanë fitoren Trump, fitonin deri në 5,000 dollar nga AdSense
Mediat online në Maqedoni janë vënë në shënjestër të rrjetit social Facebook dhe motorit të kërkimit Google për publikim të lajmeve të rreme lidhur me kandidaten Demokrate për Shtëpinë e Bardhë Hilary Klinton, lajmet të cilat janë shpërndarë gjerësisht nëpër rrjete sociale.
Ky zbulim vjen pas një raporti muajin e kaluar i cili thoshte se publikuesit në Maqedoni shpërndanin përmbajtje të tilla në mënyrë që të fitonin shuma të mëdha parash përmes Google AdSense.
Kjo ngjarje nxiti një debat të ashpër brenda rrjetit social Facebook që solli edhe reagimin e shefit ekzekutiv duke thënë se të mendosh që platfoma më popullore në planet ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA është një çmenduri.
Facebook dhe Google morën masa ditën e Hënë për të ndalur shpërndarjen e përmbajtjeve të tilla.
Në lajmin me titull “Si po e ndihmojnë Trumpin adoleshentët e Ballkanit,” Buzzfeed thoshte se një lajm i publikuar në WorldPoliticus.com i cili citonte burime sekrete të FBI-së pretendonte se Hilari Klinton do të akuzohet për krime në 2017-tën.
Ky lajm mori mëse 140,000 shpërndarje, reagime e komente në rrjetin social Facebook. Ndërkohë 6,000 milje tutje në një qytet të vogël të Maqedonisë me emërtimin Veles, një djalosh i ri numëronte paratë që po bënte me AdSense.
Janë zbuluar mëse 100 uebsajt aktive të cilat flasin për politikën në Shtetet e Bashkuara të cilat vinë pikërisht nga qyteti i Veles në Maqedoni. Qëllimi kryesor i këtyre uebsajteve është terësisht për përfitim financiar.
Qyteti me 45,000 banorë ku shqiptarët përbëjnë vetëm 4.2% është vendlindja e uebsajteve si WorldPoliticus.com, TrumpVision365.com, USConservativeToday.com, DonaldTrumpNews.co, dhe USADailyPolitics.com.
Adoleshentët e moshave 16-17 vjeç raportohet se fitonin deri në 5,000 dollar në muaj nag reklamat e AdSense. (PCWorld Albanian)