Alarmi, ja pse prindërit duhet t’i ruajnë fëmijët nga interneti
Një baba i katër fëmijëve është burgosur me akuzën se kërkonte në internet minorene me të cilat donte të kryente marrëdhënie seksuale.
Glenn Sheaff, nga lumi Tweed në Uelshin veri-lindor, u kap nga policia në përpjekje për të takuar një fëmijë në Burleigh Gold Coast.
54-vjeçari postoi një reklamë online në vitin 2015 ku thoshte se donte të kryente marrëdhënie seksuale me të miturat, ku shkruhej “Sa më të reja aq më të mira”.
Një oficer policie 21-vjeçar u shtir si një grua e cila do t’i dorëzonte atij një vajzë 16-vjeçare.
Oficeri tha se ai ishte në gjendje të paguante 400$ për vajzën që ajo t’i kryente atij disa shërbime seksuale.
Ai u dënua me 2 vite burg, por do lihet i lirë pas tre muajsh.