AMA: Në datën 3 korrik mbyllen transmetimet analoge në qarkun e Beratit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat  audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Strategjisë për Kalimin nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 02.05.2012, njofton se procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive do të vijojë në qarkun e Beratit, datë 3 Korrik 2017. Ky është afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në këtë qark.

Për sa më sipër, AMA tërheq vëmendjen për të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge në qarkun e Beratit, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.

Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 3 Korrik 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?