Anonymous: ISIS është një virus, ne jemi kura

Grupi i hakerave Anonymous i ka dhënjë një goditje Shtetit Islamik duke çaktivizuar dhjetra llogari në Twitter, që besohet se përdoren për të rekrutuar luftëtarë.

Në një postim online të titulluar ‘#OpISIS’ grupi listoi adresat e mbyllura të Twitter-it të 90 përdoruesve dhe deklarojnë që këto janë vetëm disa prej tyre.

Grupi gjithashtu listoi URL-të e plota të 12 përdoruesve në Facebook, që dyshohet se janë në kontakt me terroristët e Sirisë dhe Irakut.

Shumica e këtyre llogarive të listuara janë të anulluara dhe të padisponueshme për momentin.

Në deklaratën e tyre online, Anonymous gjithashtu paralajmërojnë ISIS-in se do të fshijnë dhe ekspozojnë adresat e anëtarëve ekstremistë.

“Mbyllni sajtet e juaja, llogaritë, e-mail-et sepse ne do t’ju gjejmë. Që sot e tutje, nuk ka më vend në internet për ju. Do të trajtoheni si virus. Ne jemi kura,” shkruajnë hakerat e Anonymous.

SHKARKO APP