Aplikacioni Google Translate do ta kthejë gjuhën e folur në tekst në kohë reale

Gjashtë muaj më parë, Microsoft prezantoi aplikacionin Skype Translator i cili është një mjet përkthimi që mund të përdoret për të lidhur dy njerëz nga pjesë të ndryshme të botës, duke i lejuar që të flasin me njëri tjetrin duke përdorur gjuhën e tyre kombëtare.

Të gjithë mund ta provojnë këtë ve#ori si pjesë të programit ekzistues që më herët, por aktualisht është e limituar vetëm në spanjisht dhe anglisht për përthimin zanor dhe mbështet 40 gjuhë të tjera për mesazhet me tekst.
Edhe Google ka vendosur të përditësojë aplikacionin e saj Google Translate për pajisjet Android me këtë veçori.
Aplikacioni ofron aktualisht përkthimin e tekstit për më shumë se 80 gjuhë, duke përfshirë këtu anglishten, arabishten, kinezishten, frëngjishten, gjermanishten, indishten, spanjishten, rusishten, dhe përkthimin zanor për disa nga këto gjuhë.
Përditësimi supozohet që do të lejojë aplikacionin të kuptojë gjuhën e folur dhe ta konvertojë atë automatikisht në tekst të përkthyer. Google ka si qëllim që të ofrojë përkthimin në kohë reale brenda aplikacionit.

SHKARKO APP