Aplikacioni “Zoom” thyen rekorde në fitime

Aplikacioni “Zoom” u kthye në një nga programet më të përdorura në të gjithë botën gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. Kështu ky aplikacion sipas studiuesve të bursës në Wall Street ka thyer rekorde në fitime, ku buxheti i kompanisë është rritur me 122 miliardë Dollarë.

Aplikacioni i video konferencave tashmë qëndron në majat e klasifikimit për nga vlera, duke ja kaluar dhe kompanive me famë në industrinë automobilistike apo të aviacionit. ”Kompania synon të suportoj bizneset e të ardhmes, punën e lirë dhe të mësuarit kudo nëpër botë”, u shpreh themeluesi Eric Yuan.

Shumë kompani u detyruan të ndiqnin konferencat apo takimet e tyre në mënyrë virtuale përmes këtij rrjeti gjatë pandemisë së Covid-19. Ky aplikacion u përdor gjerësisht edhe në Shqipëri me konferenca apo edhe në dhënien e mësimit online. Gjatë periudhës mars-qershor, aksionet e kompanisë u rritën me 33% duke kapur shifrat e 122 miliardë Dollarë. Momentalisht, Zoom është financiarisht më lart se “Fordi” dhe kompania avionëve Boeing bërë bashkë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?