Apple, 850 milionë euro për një fermë diellore në Kaliforni

Kompania gjigande e Apple-it do të invenstojë 850 milionë euro për një fermë diellore që do të furnizojë me energji kampin e ri të Apple-it.

Ky lajm është bërë I ditur nga shefi ekzekutiv i gjigantit të Kupertinos, Tim Cook, I cili deklaroi gjatë një fjalimi të mbajtur në konferencën “Goldman Sachs Technology and Internet” , se do të ndërtojnë një “fermë që do të fuqizojë me energji kampin e Apple-it me bazë në Kupertino, një qendër të dhënash të 50 dyqaneve me pakicë të kompanisë.

Ky projekt i ri do të furnizojë me energji të gjitha zyrat dhe dyqanet me pakicë të kompanisë në Kaliforni” u shpreh Cook, më pas vijoi se “Apple do të bashkëpunojë me kompaninë “First Solar” për këtë projekt.

E njëjta kompani do të ndihmojë Apple-in të ndërtojë qendrën e saj të panelit diellor në Arizona.”

Lajmi I bërë nga shefi ekzekutiv i gjigantit të Kupertinos Tim Cook është pritur mirë nga organizatat e mjedisit.

SHKARKO APP